“Rama e humbi edhe këtë betejë”/ Përplasjet për pagat e magjistratëve, Shehaj: Refunzonte t’i paguante, mendonte se kontrollonte sistemin e drejtësisë

Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj, ka reaguar në lidhje me situate e krijuara për pagat e gjyqtarëve, dhe përplasje t ekrijuara së fundmi mes qeverisë dhe drejtësisë.

Shehaj deklaroi se kryeministri Edi Rama është tërhequr nga qëndrimi i tij dhe është detyruar të vijojë pagesën e gjyqtarëve.

Sipas kreut të Partisë Mundësia, pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë përcaktuar nga vetë qeveria dhe mazhoranca socialiste, pavarësisht deklaratave të fundit të Ramës për nivelin e tyre.

Shehaj tha se në atë kohë qeveria mendonte se përmes rritjes së pagave do të kishte ndikim mbi sistemin e drejtësisë, por sipas tij kjo nuk ndodhi. Sipas tij, përplasja mes ekzekutivit dhe drejtësisë nisi pasi institucionet e drejtësisë vijuan të vepronin në mënyrë të pavarur dhe nisën hetimet ndaj personave të afërt me kryeministrin.

Agron Shehaj: Edhe këtë betejë me gjyqësorin Edi Rama e humbi. U detyrua të tërhiqet me bishtin ndër shalë dhe të paguajë pagat atyre.
Tani, si qëndron e vërteta e pagave të gjyqtarëve dhe të prokurorëve? Këto paga janë vendosur pikërisht nga Edi Rama dhe mazhoranca e tij, pavarësisht se Rama thotë tani se ata i kanë pagat shumë të larta. Por në atë kohë, Edi Rama mendonte se kontrollonte drejtësinë dhe mendonte se, duke u bërë këtë favor gjykatësve dhe prokurorëve, ata do ta kursenin atë dhe mazhorancën e tij, por kjo nuk ndodhi.

Drejtësia veproi si e pavarur, ashtu siç duhet të jetë. Të paktën një pjesë e tyre nuk pyetën se kush ishte në pushtet, por filluan të hetojnë dhe kërkojnë arrestimin e njerëzve më të ngushtë të Edi Ramës. Aty filloi përplasja midis ekzekutivit dhe gjyqësorit, sa arritën deri aty, sa Edi Rama refuzoi të paguante pagat e tyre.

Tani jemi në një pikë ku kjo përplasje do të vazhdojë dhe qytetarët shqiptarë, të gjithë ne, duhet të mbështesim drejtësinë. Vetëm në këtë mënyrë mund të ndërtojmë në Shqipëri një të ardhme për të gjithë shqiptarët, jo vetëm një pakicë.

The post “Rama e humbi edhe këtë betejë”/ Përplasjet për pagat e magjistratëve, Shehaj: Refunzonte t’i paguante, mendonte se kontrollonte sistemin e drejtësisë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme