“U tha qytetarëve ‘qepeni gojën’!”- Përplasjet e Ramës me banorët e Poliçanit, protestuesi: U soll si sulltan! I kanë kundër edhe të vetit

Një protestues ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për mënyrën se si, sipas tij, sillet me qytetarët dhe për gjendjen e institucioneve në vend, referuar asaj që ndodhi sot me banorët e Poliçanit për Territorialen.

“Rama sot në ditën e Çlirimit të Beratit u soll si sulltan, u tha qepeni gojën. Ka rënë shteti. Si mund të na udhëheqë një person me kartelë mjekësore”, u shpreh ai.

Qytetari vijoi kritikat edhe ndaj qeverisjes, duke thënë se problemet nuk zgjidhen vetëm përmes ndryshimit të ministrave.

“Sado ministra të ndryshojnë, kushdo të jetë në krye të mjekësisë e bën mjekësinë më të pamundur për të pamundurit”, tha ai për News 24.

Ndër të tjera, qytetari u shpreh se Rama po përballet edhe me kundërshtime brenda radhëve të tij. “Ramës i kanë dalë kundër edhe të tijtë”, u shpreh qytetari.

The post “U tha qytetarëve ‘qepeni gojën’!”- Përplasjet e Ramës me banorët e Poliçanit, protestuesi: U soll si sulltan! I kanë kundër edhe të vetit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme