Rama ik nga studentët, ata e prisnin në shesh

Paraditen e kësaj të enjteje, gjatë punimeve të seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë, kryeministri Rama pranoi se protesta studentore e ka “shkundur” qeverinë me një shuplakë, por u kërkoi studentëve dialog, pse jo edhe në ambientet e Parlamentit.

Ndërkohë, studentët që ndodheshin jashtë godinës së Parlamentit e refuzuan ofertën e tij, duke u shprehur se presin që qeveria të pranojë kërkesat e tyre pa dialog dhe pa negociata.

Në mbarim të fjalës së tij, të ndarë në dy pjesë, kryeministri nuk ka pritur më, por është larguar nga Kuvendi, nga dalja dytësore e tij. Rama është larguar nga ana e pedonales, i shoqëruar nga eskorta e tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme