Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka inspektuar në Bazën Ajrore të Kuçovës.
Rama shprehet se Baza e Kuçovës po kthehet në një aset strategjik të NATO-s.
Gjithashtu, tha ai, modernizimi i Forcave Ajrore, mbetet një prioritet kyç për sigurinë kombëtare.
“Në Bazën Ajrore të Kuçovës që po kthehet në një aset strategjik të NATO-s, falë investimeve në infrastrukturë, modernizim dhe trajnime.
Modernizimi i Forcës Ajrore, përfshirë edhe flotën e dronëve luftarakë, të cilët tashmë shërbejnë edhe për misione civile, mbetet një prioritet kyç për sigurinë kombëtare”, shprehet Rama.