Gjatë një samiti të Klubit Politik Evropian që po zhvillohet në Danimarkë, kryeministri shqiptar, Edi Rama ka ironizuar në mënyrë të hapur lidhur me deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump.
Ky i fundit në disa raste ka ngatërruar Armeninë me Shqipërinë, duke pretenduar se ka zgjidhur një konflikt qindra vjeçar mes Azerbajxhanit dhe shtetit shqiptar.
“Neve duhet të na kërkosh falje. Sepse nuk na urove për marrëveshjen e paqes që e bëri presidenti Trump mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit”, tha Rama,
“Më fal për këtë”, tha Macron.
“Ai punoi shumë, punoi shumë”, shtoi Rama.
Ndryshe, lufta mes Azerbajxhanit dhe Armenisë është një konflikt i gjatë dhe kompleks, kryesisht për shkak të rajonit të Nagorno-Karabakhut, një territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por që ka pasur një shumicë popullsie armene.



