Rama me “paketë speciale” kundër krimit e korrupsionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot pritet të prezantojnë atë që ai e quan paketë speciale anti-KÇK, një mekanizëm i ri në luftën kundër terrorizmit, mafias dhe krimit të organizuar.

“Një mekanizëm i ri me fuqi speciale kundër krimit e korrupsionit. Falë ndihmës së ekspertëve të huaj të klasit të parë në luftën kundër terrorizmit, mafias dhe krimit të organizuar, ky mekanizëm do shkatërrojë themelin e foleve të krimit”, shkroi ai në rrjete sociale.

Rama bëri të ditur se paketa speciale anti-KÇK është bërë me ndihmën e ekspertëve të huaj

“Pa mbështetjen e SHBA-BE dhe ndihmën e përfaqësuesve të tyre në Shqipëri, s’do kishte nisur dot kurrë pastrimi i llumit të madh të (pa)drejtësisë e s’do të ishte hapur dot kurrë perspektiva e barazisë së vërtetë para ligjit! Edhe paketa speciale anti-KÇK s’do të bëhej dot pa ndihmën e tyre”, përfundoi ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme