Sakte.net / e Shtunë 24 Shator 2016 / 11:59
Me ftesë të kancelarit austriak, Christian Kern, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar drejt Austrisë për të marrë pjesë në samitin e organizuar në Vjenë me temë “Migrimi përballë rrugës ballkanike”.
Në samit marrin pjesë edhe drejtues të vendeve të tjera të rajonit dhe përfaqësues të Bashkimit Europian, ku tematika kryesore është sfida e refugjatëve me të cilët po përballet Europa.
Në këtë samit pritet të marrë pjesë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe po ashtu edhe Alexis Tsipras i Greqisë.
Të pranishëm besohet se do të jenë të gjithë liderët e Ballkanit, përveç atyre kosovarë.klankosova