Rama nervozohet kur pyetet për Tahirin: “Harrova t’u pyes juve!”

Kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë se largimi i Saimir Tahirit nga ministria e Brendshme u bë vetëm për të mirën e Partisë Socialiste në prag të zgjedhjeve. Në “Studio e Hapur” të Eni Vasilit, ai u pyet përse me të njëjtën logjikë nuk u shkakrkaun edhe ministra të tjerë që po mbajnë njëkohësisht nga dy detyra.

“Po harrova të të pyes ty! Harrova të të pyes ty! Apo të shkoja studio më studio duke pyetur: A ta heq këtë? Apo të heq këtë ministër?” – shpërtheu Rama ndah gazetares Enoi Vasili.

Por kryeministri u tregua impulsiv edhe në momentin kur drejtuesja e emisionit e pyeti nëse shkarkimi i Saimir Tahirit ishte pjesë e marrëveshjes për shkarkimin e Ylli Manjanit.

“Ç’do me thënë kjo? Ç’do me thënë kjo? E në fakt se ndodhën brenda ditës e s’keni faj ju. Më vjen keq për këto lloj telenovelash që shkruhen e montohen në mjedisin e katundit politik përreth çadres, por e vërteta është ajo që po të them se Ilir Meta nuk ka kërkuar gjë “hiq këtë e hiq atë” – u shpreh Rama.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme