Rama për DW: Pa Amerikën, Kosova nuk do të çlirohej nga kthetrat e Beogradit

Kryeministri Edi Rama hapi të premten në Berlin, një ekspozitë personale në galerinë Carlier/Gebauer, ku ndryshe nga herët e tjera që kishte ekspozuar piktura, këtë herë i ofroi publikut skulpturat e tij në projektin e quajtur “Work”.

Ekspozita e Ramës do të qëndrojë e hapur për rreth dy muaj në Berlin, deri më 9 mars, ndërsa kryeministri/artist ka ndezur kërshërinë e mediave gjermane, duke dhënë një intervistë për Deutche Welle, ku “sodit” mes artit dhe politikës.

DW: Artisti nga Kosova Petrit Halilaj kur hyri në ekspozitë tha: Është si të hysh në një hapësirë mendore, në kokën e Edit. E vërtetë?

Edi Rama: Isha shumë i kënaqur që erdhi Petriti. Ai është një superstar, është një djalë fantastik dhe ishte vërtet kënaqësi që ishte këtu dhe shprehu konsideratat e tij pozitive për këtë ekspozitë.

(…)

DW: është krijuar përshtypja se kohët e fundit ju po afroheni më shumë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat aktualisht po bëjnë edhe presion të madh për çështjen e Kosovës.

Edi Rama: Shtete Bashkuara të Amerikës kanë qenë të angazhuara dhe mbështetëse të Kosovës qysh në ditën një dhe pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova nuk do të ishte çliruar dot nga kthetrat e Beogradit dhe nuk do të ishte dot shteti i pavarur që është sot. Kështu që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë qysh në ditën një mbështetëse të palëkundura të zhvillimit të demokracisë në Shqipëri dhe qysh në ditën një Shqipëria ka qenë qartësisht e shprehur për partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht se kush ka qenë në qeveri, e majta dhe e djathta.

DW: Gjermania është kundër ndryshimit të kufijve si zgjidhje mes Serbisë dhe Kosovës. Një argument është se kjo zgjidhje e dialogut Serbi-Kosovë do ta vononte hyrjen e vendeve të rajonit në BE. A pajtoheni me këtë argument?

Edi Rama: Në këndvështrimin tim ka një proces të domosdoshëm dialogu, i cili duhet të finalizohet dhe padyshim që duhet të finalizohet në një marrëveshje historike mes Serbisë dhe Kosovës. Përsa na takon neve, ne mbështesim çdo marrëveshje që ka pa ekuivok mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe BE-së. Kaq. Të tjerat pastaj janë “dokrra hini”, siç thoshte At Gjergj Fishta.

Një marrëveshje që u arrit në Ballkan ishte ajo e Prespës, e cila u kurorëzua të premten me votën që i dha parlamenti grek. Si e shikoni ju të ardhmen e shqiptarëve në kuadër të Maqedonisë së Veriut?

Edi Rama: Besoj që ka qenë një hap absolutisht i rëndësishëm historik. Është dashur një periudhë e stërgjatë kohe bllokimi, konflikti, pengesash, por edhe një lidership kurajoz për të realizuar një marrëveshje që çliron përfundimisht një ngërç të madh në rajonin dhe u hap perspektivë të gjithë popujve të përfshirë në këtë proces, qoftë maqedonasve, qoftë shqiptarëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme