Rama: Të përmëndësh Saliun, si të përmëndësh qoftëlargun

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama po merr pjesë në shpërndarjen e lejeve të legalizimeve mes banorëve në Cakran të Fierit.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka shigjetuar paraardhësin e tij Berisha, duke u kujtuar qytetarëve gjithë dëmet kolosale që sipas tij qeveria e Saliut i la peshqesh cdo shqiptari.

“Na shau Saliu tani, ose është e kundërta, mos e përmend këtu se fillon shiun, të përmendësh Saliun është si të përmendësh qoftëlargun”- tha Rama gjatë fjalës në Cakran.

“Ju mund të thoni po mirë si është kjo punë, del kryeministri e shpërndan tapi, nuk e bëjmë për të shpërndarë tapi, por për të shpjeguar shumë aspekte të procesit që njerëzit duhet ta dinë, se cfarë dëme kolosale i ka bërë qeveria e shkuar vendit vetëm me këtë proces.

Hidhen përpjetë për lirinë e zgjedhjeve dhe demokracinë, kanë ngulur cadrën njësoj si ngulën godinat në Gjanicë, gjetën shesh bënë përshesh dhe u bënë pronarë në mes të Fierit, duke u grabitur punën e përbashkët, duke e kthyer lumin në kanal ujërash të zeza, vënë cadrën në mes të bulevardit dhe thonë, o si themi ne, o s’ka zgjedhje, ne jemi liria, demokracia.

Ata janë ca të mjerë, që janë për të ardhur keq, por njëkohësisht janë edhe për të qenë të revoltuar edhe socialistët, demokratë, njerëzit e ndershëm, që shkojnë atje e lënë qimet e kokës të mos them të gjitha qimet bashkë, te gjykatësit”- tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme