Kryeministri shqiptar, Edi Rama në komunikimin javor që ka në llogarinë e tij në Facebook, ka folur thellë për Kosovën dhe për dëmet që Shqipëria i ka injektuar në Kosovë.
Ai ka thënë se Shqipëria politike demokratike i ka bërë dy dëme të mëdha Kosovës, transmeton Koha.net.
“I pari dëm është se ka infektuar politikën dhe kuvendin e saj me virusin e gjuhës së akuzave ekstreme, ku fjala ‘kriminel’ thuhet më shpesh se fjala ‘zotëri’ apo ‘zonjë’. Po ashtu e ka infektuar edhe skenën mediatike të studiove e portaleve, me virusin e linçimeve me çdo kusht të përfaqësuesve politikë”, ka thënë Rama.
Duke komentuar debatin e fundit që kishte me analistë në Kosovë, ai ka thënë se shtresa e analistëve dhe opinionistëve, duke përfshirë edhe disa portale është shndërruar në një parti politike, që as nuk votohet dhe as nuk i jep llogari votuesit. Por, kryeministri shqiptar i ikë në fund absolutizmit, duke thënë se jo të gjithë janë njësoj, sikur se “as të gjithë politikanët janë njësoj”.