Rama udhëton drejt Shteteve të Bashkuara, merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Sipas njoftimit të Agjencisë për Media dhe Informim, Rama do të shoqërohet gjatë vizitës nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, dhe delegacioni zyrtar shqiptar.

Në Nju Jork, Kryeministri do të marrë pjesë në hapjen e Debatit të Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku pritet t’u drejtohet të pranishmëve me një fjalë.

Agjenda e vizitës parashikon gjithashtu pjesëmarrjen në pritje zyrtare, aktivitete të nivelit të lartë, si dhe takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombëtare.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Rama do të zhvillojë edhe takime me përfaqësues të diasporës shqiptare.

The post Rama udhëton drejt Shteteve të Bashkuara, merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme