“Mali i Zi dyfishon pagat, Rama çmimet!”- Ilir Meta: Problemi madhor i shqiptarëve është vjedhja e të paktën 4 miliard eurove në vit, jo rroga e magjistratëve

Ish-presidenti Ilir Meta, ka reaguar nga qelia lidhur me debatin mes magjistratëve dhe qeverisë lidhur me rritjen e pagave, duke e paralelizuar situatën ekonomike në vend me Malin e Zi.

Sipas Metës, qeveria e Malit të Zi rrit në mënyrë të qëndrueshme dhe gati dyfishon pagat dhe pensionet e qytetarëve të saj, ndërsa Edi Rama, sipas Metës, ka dyfishuar ccmimet.

“Ndërsa Edi Rama, në mënyrë antikushtetuese dhe tinëzare, relativizon problemet madhore të shqiptarëve duke e zhvendosur debatin te paga e gjyqtarëve, qeveria e Malit të Zi fqinj rrit në mënyrë të qëndrueshme dhe gati dyfishon pagat dhe pensionet e qytetarëve të saj”, shprehet Meta.

Ai ngre më tej pyetjen se përse ekziston një diferencë e tillë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi sa i përket pagave dhe pensioneve.

Sipas Metës, kjo lidhet me nivelin e të ardhurave që mblidhen në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Ai përmend një nivel prej 40.3% për Malin e Zi dhe 28.3% për Shqipërinë, duke e përllogaritur diferencën në rreth 4 miliardë euro në vit.

“Kjo diferencë 12%, që vidhet në Shqipëri dhe nuk arkëtohet në buxhetin e shtetit, mblidhet nga Mali i Zi dhe përdoret për të dyfishuar pagat dhe pensionet”, pretendon Meta. “Ky është problemi madhor i shqiptarëve, vjedhja nga Edi Rama e të paktën 4 miliardë eurove në vit. Jo paga e gjyqtarit”, përfundon Meta.

Ilir Meta: Ndërsa Edi Rama, në mënyrë antikushtetuese dhe tinëzare, relativizon problemet madhore të shqiptarëve duke e zhvendosur debatin te paga e gjyqtarëve, qeveria e Malit të Zi fqinj, rrit në mënyrë të qëndrueshme dhe gati dyfishon pagat dhe pensionet e qytetarëve të saj.

Por përse ky dallim kaq i madh për pagat dhe pensionet, midis Shqipërisë dhe Malit të Zi?

Sepse i tillë është edhe dallimi për nivelin e të ardhurave që mblidhen në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (Mali i Zi 40.3%, ndërsa Shqipëria 28.3%): Rreth 4 miliard euro në vit.

Kjo diferencë 12%, që vidhet në Shqipëri dhe nuk arkëtohet në buxhetin e shtetit, mblidhet nga Mali i Zi dhe përdoret për të dyfishuar pagat dhe pensionet.

Ky është problemi madhor i shqiptarëve: Vjedhja nga Edi Rama e të paktën 4 miliard eurove në vit. Jo paga e gjyqtarit.

The post “Mali i Zi dyfishon pagat, Rama çmimet!”- Ilir Meta: Problemi madhor i shqiptarëve është vjedhja e të paktën 4 miliard eurove në vit, jo rroga e magjistratëve appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme