Këngëtari shqiptar bën dedikimin prekës për bashkëshorten e ndjerë.
Ai është një nga këngëtarët më të pëlqyer të skenës muzikore shqiptare. Është fjala për Ramadan Krasniqi-Dani, artisti i njohur nga Peja.
Vite më parë, Ramadani ka përjetuar një dhimbje të madhe duke humbur gjysmën e tij, bashkëshorten Eminen.
E sot, e ndjera do të festonte ditëlindjen e saj të 57-të. Në këtë ditë të vështirë për të ai ka bërë një dedikim prekës për bashkëshorten e ndjerë.
Këngëtari shqiptar bën dedikimin prekës për
“Sot do t’i mbushje 57 vjet! Gjithmonë në zemrat tona dhe faleminderit për çdo gjë që bëre për mua dhe fëmijët”, ka shkruar Dani krahas një fotografie ku shihen të lumtur krah njëri-tjetrit.