Eksperti i çështjeve të sigurisë në Kosovë Burim Ramadani ka theksuar se Rusia është duke funksionuar me strategji inteligjence për ndikimin në Ballkan.
Ky është postimi i tij i plotë:
Rusia me strategji inteligjence për ndikimin në Ballkan.
Kjo duhet të identifikohet me tërë elementet e saj, nga “lufta informative” deri te ekonomia.
1.
“Lufta informative” është një koncept që ka ndërtuar inteligjenca ruse dhe po vepron në Evropë dhe Ballkan.
Gjermania, Suedia, Finlanda dhe vendet në Ballkan janë duke u sulmuar direkt nga kjo metodë e inteligjencës ruse.
Studiuesit evropianë veçmë kanë identifikuar elementet përbërëse të kësaj strategjie ndikim-përhapëse.
Do të mund të del shumë e habitshme kur të identifikohen edhe në Kosovë!
2.
Rreth 15 kompani me pronarë të vërtetë rus veprojnë në Kosovë.
Të mbuluar me “persona të autorizuar” nga vende tjera, pronarët rus të lidhur me qeverinë ruse kanë rritur ndikimin në këtë fushë edhe në Kosovë.