Ramë Bllaca, heroi kundër shpërnguljes së shqiptarëve

Me rastin e 80- vjetorit të vrasjes së patriotit Ramë Bllaca, në pritë nga UDB-a serbe më 1937

Politika shoveniste e Beogradit për zbrazjen e trojeve shqiptare nga popullata vendase përmes dhunës sistematike, presionit të madh në të gjitha format, kishin bërë që politikan e udhëheqës së kohës të viheshin kundër kësaj politike shoveniste serbe për shpërnguljen e shqiptarëve drejt Turqisë.

Pjesëmarrja aktive në luftëra dhe ngjarje tjera kundër turqve e serbëve e kishte bërë Ramë Bllacën një prej udhëheqësve më të dashur popullor jo vetëm në rajonin nga vinte, Therandën po edhe më gjerë.

Politikan i patundur, me një urtësi dhe inteligjencë të pashoqe, Ramë Bllaca arriti që në 1921, të bëhet deputet për krahinën e tij në kohën e qeverisë së Nikolla Pashiqit. Më parë ishte kishte kryer edhe pozitën e kryetarit të komunës në Duhël.

Për të tani kishte filluar një front i ri, pavarësisht akuzave që i bëheshin herë pa here nga serbët, ai tani kishte krijuar një emër e reputacion të madh në sytë e popullit dhe nuk ishte lehtë të rrënohej.

Si i ri aktiv Ramë Bllaca me bashkëpunoëtorë nuk ishte ndal asnjëherëë por me armë në dorë ishte treguar një luftëtar i pakompromis por edhe si organizator e udhëheqës i shkëlqyeshëm.

Ai ishte shumë aktiv në luftën kundër serbëve më 1913-1915, pastaj kundër bullgarëve 1915-1918, të udhëhequr nga ai luftëtarët shqiptar zhvilluan luftëra të ashpra kundër serbëve e bullgarëve duke ju shkaktuar edhe humbje të mëdha.

Fillimi i kolonizimit të Kosovës nga ana e kolonëve serb, nën pretekstin e reformës agrare, pasoi me dëbime dhe shpërngulje masive e që shpesh rezultonin edhe me vrasje të qytetarëve të pafajshëm shqiptar, e gjeti Ramë Bllacën si deputet të Kuvendit të Qeverisë së Nikolla Pashiqit. Ikja e mijëra njerëzve drejt Turqisë ishte e papranueshme për Bllacën.

Ai si deputet duhej doemos të vendosej në krye të lëvizjes kundër shpërnguljes, dhe këtë e nis me një shembull personal, në vlugun e shpërnguljeve ai thërret qindra mysafir dhe nis ndërtimin e një shtëpie, njerëzit filluan të mendonin ndryshe, filluan të thoshin “Ramë Bllaca nuk është i padijshëm,ta ndërtojë shtëpinë sot e nesër ta lërë shkretë e të shkojë në Turqi. Mos kujdes se i merrni në qafë fëmijët…ju e dini se turqit gjithmonë kan qenë armiq për ne e tash kur u bënë miq! Kush e lëshon vatanin bën mëkat të madh dhe gabim të hatashëm!’’

Menjëherë pas kësaj ai gjatë punimeve të një seance të parlamentit në Beograd, kur qeveria i paraqiti parlamentit Konvetën, ai demonstroi në mënyrën më të shkeklqyer trimërinë dhe patriotizmin e tij, duke kundërshtuar konventën dhe duke votuar kundër.

Por kulmi ishte kur i japin dokumentin ta nënshkruaj, Ramë Bllaca u ngrit në këmbë dhe bërtiti ’’JO!’’ dhe e grisi dokumentin në mes të parlamentit, në sy të deputetëve.

“Jemi në tokën tonë,në të drejtën tonë. Sa mund ta shkulni Kosovën e ta çoni në shkretëtirat e Anadollit,aq mund ta shkulni këtë popull nga kjo tokë e larë me gjak”, tha ai para deputetëve serb.

Por akti i grisjes së Konventës serbo-turke në parlamentin Jugosllav, Ramë Bllacës i kushtoi me jetë, duke mos mundur ta pranonte këtë akt trimërie e patriotizmi UDB-ja jugosllavo-serbe, kishte planifikuar gjithçka, dhe në orët e mbrëmjes së asaj dite, derisa po kthehej nga Beogradi, në hyrje të fshatit të lindjes së tij Bllaca, fshat i komunës së Suharekës, vritet në pusin e ngritur nga UDB.

Duhet të mos harrohet se në momentet më të vështira dhe të duhura, Ramë Bllaca, gjithnjë e kishte krah të djathtë edhe deputetin tjetër shqiptar, Sherif Vocën nga Mitrovica.

Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, në shenjë nderimi dhe respekti për jetën dhe veprën e patriotit Ramë Bllaca, në fillim të viteve ’90, në një tubim madhështor, ka ngritur bustin e patriotit në fshatin e tij të lindjes në Bllacë, në oborrin e Xhamisë së fshatit, kurse me kërkesë të Shoqatës shkollës së fshatit ju vu edhe emri i patriotit Ramë Bllaca.

Gjithashtu kjo Shoqatë, ka kohë që ka kërkuar nga Institucionet komunale të Mitrovicës gjetjen e një hapësire për vendosjen e bustit të bashkëpunëtorit të Ramë Bllacës, patriotit Sherif Voca, por kërkesa e Shoqatës me vite të tëra ende ka mbetur pa u miratuar nga ana e Komunës së Mitrovicës.

Jeta dhe veprimtaria e tij atdhetare është shumë e gjerë. E shtrirë në shumë dekada, rrezatuese edhe pas vdekjes së tij fizike!

(Autor i këtij shkrimi është Jahja Lluka)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme