Ambasadori i deritashëm i Kosovës në Shqipëri Ramiz Lladrovci ka paraqitur dorëheqjen e vet nga ky post, transmeton Koha.net.
Dorëheqjen ai ua ka paraqitur presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe ministrit të Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj.
Për këtë dorëheqje ai ka njoftuar në Facebook.
Ramiz Lladrovci është kandidat i PDK-së për kryetar të komunës së Drenasit.
Zgjedhjet për kryetar të Drenasit mbahen më 4 dhjetor.