Ramiz Lladrovci: O Xhavit, boll, jepi vetes pak oksigjen

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci iu është kundërpërgjigjur kritikave të Xhavit Drenorit për mos transparencë për çështjen e buxhetit në këtë komunë.

Lladrovci i tha atij se ‘je i vogël për çështje të mëdha’ dhe se flet për buxhetin e diskutuar dhe të miratuar në shtator të vitit 2017.

Lladrovci i tha Drenorit se nuk do të merret me të, madje ia dha një porosi, që t’i japë vetes pak oksigjen

Ja reagimi i plotë në Facebook:

Përgjigje për Xhavit Drenorin!!!
Qytetari ta tregoi vendin o Xhavit! Boll! Propozimet e Kryetarit votohen.
Kur të bëhesh kryetar, propozo e udhëheq.
Je i vogël për çështje të mëdha.
Të kam thënë edhe në mbledhje se je axhami në politikë. Je axhami, a e kupton!
Flet për buxhetin e diskutuar e miratuar në shtator të 2017.
Mos përhap nofka të padobishme dhe të dëmshme për shëndetin tënd opozitar.
Jemi gati në 2018. Jepi vetes pak oksigjen. Dije se më nuk do të merrem me ty.
Jeto e puno për vendin sipas mundësisë!!!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme