Ramos: Kam vuajtur për disa vite duke luajtur kundër Leo Messit

Ramos: Kam vuajtur për disa vite duke luajtur kundër Messit, ai është më i miri në histori.

Sergio Ramos ka bërë një deklaratë befasuese. Ai ka thënë se Lionel Messi është më i miri në histori.

Dyshja në fjalë për shumë vite ishin rivalë të mëdhenj, pasi njëri luante te Real Madridi, e tjetri te Barcelona.

Por, në vitin 2021, Ramos dhe Messi nënshkruan me Paris Saint-Germainin dhe raportet e tyre u përmirësuan dukshëm.

36-vjeçari së fundmi tha se shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” është më i miri në histori.

“Kam vuajtur për disa vite duke luajtur kundër Messit. Tani po e shijoj atë. Leo është futbollisti më i mirë që ka prodhuar ndonjëherë futbolli”, u shpreh spanjolli për “PSG TV”.

Ramos dhe Messi, në sezonin e tyre të dytë te parisienët, synojnë që të korrin sukses në Ligën e Kampionëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme