Ramush Haradinaj, jo në Speciale

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, njëherësh ish-kryeministër i vendit, i cili u arrestua në Francë më 4 janar, nuk do të ekstradohet në Gjykatën Speciale, ashtu si deklaroi ditë më parë udhëheqësi i Prokurorisë Speciale për Krime Lufte në Serbi.

Kështu ka thënë për “Zërin” Arianit Koci, avokat i Haradinajt, i cili ka vlerësuar se Serbia është duke e zvarritur procesin, megjithatë siç ka thënë ai, shumë shpejt pritet që i pari i AAK-së të kthehet në Kosovë.

Nga ana tjetër, përfaqësues të këtij subjekti kanë vlerësuar se Serbia pa kurrfarë fakti po i stërzgjat procedurat qëllimisht, që ta dëmtojë ish-kryeministrin në fjalë.

Milan Petroviq, kreu i Prokurorisë për Krime të Luftës në Serbi, tha para pak ditësh se ka gjasa që Haradinaj të ekstradohet në Gjykatën Speciale. Petroviq tha për “Deutsche Welle”-n se një mundësi e tillë ekziston sado që kjo gjë nuk është përmendur në publik.

Kurse Arianit Koci, avokat i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se deklarata e Milan Petroviqit, udhëheqësit të Prokurorisë Speciale për Krime Lufte në Serbi, se Haradinaj do të ekstradohet në Gjykatën Speciale nuk është e vërtetë.

“Ai për ‘Deutsche Welle’-n ka deklaruar se z. Haradinaj mund t’i dorëzohet Gjykatës Speciale të posaformuar dhe se, sipas tij, po parafrazoj, ky opsion është i mundshëm dhe çdoherë po përmendet më shumë. Kjo natyrisht nuk është e vërtetë”, ka deklaruar ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme