“Grevat janë rezultat i ligjit të gjithë po kërkojnë pozicion më të mirë në ligj. Është normal që ka greva kur bën ligj pas 20 vitesh. Jemi në punë e sipër me ligjin. Më vjen keq për humbjen e mësimit dhe i kemi siguruar prindërit dhe fëmijëve se do të kompensohen orët”, tha në një koferencë për media Ramush Haradinaj, njofton KosovaPost.
Përndryshe, pos arsimit dhe shëndetësisë, grevë kanë paralajmëruar edhe shërbyesit civil, punëtorët e RTK-së, ndërsa stomatologët kanë protestuar për mungesë të vendeve të punës.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka ripërsëritur qëndrimin se nuk do ta ndryshojë qëndrimin e tij për taksën e vendosur ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës.
“Qëndrimi për taksën nuk ka ndryshim”, u përgjigj Haradinaj.
I pyetur lidhur me mesazhin e “çuditshëm” të presidentit Hashim Thaçi lidhur me “borë dhe skllotë”, ka thënë se nuk janë takuar që një kohë të gjatë.