Vërejtja më e madhe në raportin e fundit për gatishmërinë e Maqedonisë për anëtarësim në BE i drejtohet Kuvendit, me kritika për miratimin e pamjaftueshëm të ligjeve, përdorimin shumë të shpeshtë të procedurës së shkurtuar nën flamurin evropian, si dhe përdorimin e pamjaftueshëm i institutit pyetje për deputetët.
Ngecja e punës së Kuvendit është ndër vërejtjet kryesore në Raportin e fundit të Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë dhe për gatishmërinë e saj për të marrë obligimet e anëtarësimit në BE, ku vërejtjet për miratimin e pamjaftueshëm të ligjeve, përdorimin tepër të shpeshtë të procedurave të shkurtuara nën flamurin evropian, si dhe përdorimi i pakët i institutit pyetje të deputetëve, dhe këto vërejtje dje ishin në fokus të LSDM-së në pushtet dhe VMRO-së opozitare.
Për faktin se legjislatura është joefektive LSDM fajëson opozitën dhe “bllokada aktive” e saj, ndërsa nga VMRO-DPMNE thonë se edhe KE e ka njohur arbitraritetin e kryeparlamentarit Talat Xhaferi.