Raporti i policisë për vrasjen e rëndë në Fushë – Kosovë

Mesditën e së hënës, në Fushë-Kosovë ka ndodhur një vrasje e rëndë. Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur në orën 16:50.

 Policia ka arrestuar një person i cili dyshohet për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

“Fushë Kosovë 20.07.2020-16:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte kryer veprën e lartëcekur. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore si dhe prokurori kujdestar”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

Po ashtu, policia ka njoftuar se me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërkohë, dyshimet e deritanishme janë se djali ka vrarë babain, duke ia prerë kokën me sëpatë, mirëpo këto dyshime nuk janë konfirmuar deri më tani as nga Policia e as nga Prokuroria//GazetaExpress/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme