Raportohen 15 banesa të dëmtuara nga tërmeti në Fushë-Arrëz

Nga tërmeti 4.3 ballë i shkallës Rihter i rënë gjatë mbrëmjes së djeshme në Fushë-Arrëz, raportohet për dëmtimin e 15 banesave.

Burime nga bashkia e Fushë-Arrëzit bëjnë me dije se deri tani është marrë informacion se janë dëmtuar 10 banesa në Njësinë Administrative Qafe-Mali dhe 5 banesa në Njësinë Administrative Iballë, ndërkohë që verifikimet në terren vazhdojnë.

Kujtojmë se nga verifikimet e bëra nga bashkia Puka u konstatuan mëngjesin e sotëm disa rënie të lehta suvash në dy pallate, si dhe plasaritje dhe dëmtime të disa oxhaqeve të banesave në qytet.

U raportua gjithashtu se dëmtime ka pasur edhe në spitalin e qytetit.

Tërmeti e kishte epiqendrën në fshatin Lumbardhë të Bashkisë së Fushë-Arrëzit, ndërkohë që lëkundjet sizmike kane vijuar edhe gjatë natës pas goditjes së fuqishme të orës 22:37.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme