Raportuesi i PE: VMRO dhe Ivanov pengojnë Kuvendin

Këshilli i BE-së, Komisioni Europian dhe deputetët e Parlamentit Europian janë të gjithë të shqetësuar nga kriza politike në Maqedoni.

Bllokimi i proceseve demokratike në vend është kritikuar nga insitucionet e BE-së, shënjestra kryesore e të cilave kanë qenë sërish Presidenti Gjorgje Ivanov dhe kreu i ËMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Raportuesi për Maqedoninë, Ivo Vajgl prezantoi mbrëmjen e së mërkurës në Parlamentin Europian raportin e tij, ku theksonte se Kuvendi maqedonas nuk po krijohet dot për shkak të pengesave sistematike të VMRO-së dhe sjelljes së kreut të shtetit.

Qëndrimi i Ivanovit është kritikuar nga BE-ja, SHBA-ja dhe NATO, kujtoi Vajgl, duke shtuar se pozicionimi i Presidentit zbulon hapur anësinë partiake të tij. Jan Borg, nga Këshilli i BE-së, evidentoi edhe një herë shqetësimin e madh që buron nga fakti se Maqedonia nuk ka ende një qeveri. Neven Mimica foli në emër të Komisionit Europian, kur i kërkoi Ivanovit që të respektojë rezultatin e zgjedhjeve e të lejojë funksionimin e demokracisë.

Ai nuk përmendi vetëm nevojën e formimit të shpejtë të ekzekutivit, por insistoi në realizimin e plotë të marrëveshjes së Përzhinos e reformat në fushën e sundimit të së drejtës. Prokuroria Publike duhet të ketë afat shtesë dhe burimet e duhura për të kryer punën”, tha Mimica.

Më herët, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm maqedonas, Nikolla Popovski ishte shprehur në Strasbug, gjatë takimit të delegacionit të PE-së në Komisionin Parlamentar Maqedoni-BE, se një stabilitet më i madh i brendshëm do të mund të arrihej përmes zhbllokimit të proceseve eurointegruese dhe se blloku duhet ta bëjë anëtarësimin e Maqedonisë të arritshëm.

/ Top Channel

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme