Raportuesi për Kosovën në Parlamentin evropian Igor Soltes ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Soltes në twitter ka shkruar se mirëpret progresin e arritur në mes të dy vendeve për çështjen kufitare.
Ai ka përmendur se është një hap i rëndësishëm drejtë liberalizimit të vizave.
“Unë e mirëpres progresin në mes të Malit të Zi dhe Serbisë për çështjet e kufirit. Është një hap i rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave”, ka shkruar Soltes.