Rasti “Gashi” në kompetencë të Prokurorisë (Video)

Deputeti i Lëvizjes Besa Afrim Gashi është kërcënuar me jetë pas një shkrimi në rrjetet sociale ku thotë se do të zgjidhte më mirë vdekjen se bashkëpunimin me kreun e BDI-së Ali Ahmeti. Gashi kishte shkruar në profilin e tij në fejsbuk se….

Me qenë mes dilemës a te vdes apo të bëhem bashkë me BDI-në e Ali Ahmetit, pa asnjë mëdyshje kisha vendosur të vdes! Më mirë të vdes faqebardhë se i njollosur duke qenë në një parti me Ali Ahmetin”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Këto fjalë e kanë irrituar një prej aktivistëve të Bdi-së i cili ka shkruar…

“Me qenë mes dilemës të vdesësh apo të jetosh…pa mëdyshje kisha vendosur të të jap një plumb në ballë dhe një në gjunjë…”.

Ky kërcënim me jetë nxiti reagime të ashpra në internet dhe në  kryesinë e Lëvizjes Besa e cila ka njoftuar Prokurorinë Publike e cila duhet të ngrejë iniciativë në bazë të detyrës zyrtare pasi bëhet fjalë për kërcënim ndaj një deputeti që gëzon imunitet.

“Ne si Lëvizje Besa jemi shqetësuar nga kjo gjuhë e urrejtjes nga aktivistët e BDI-së të cilët si pasojë e humbjes në zgjedhje nuk mund ta përmbajnë veten dhe shprehen edhe në këto forma. Ne nuk u frikësohemi. Ashtu siç i mundëm në këto zgjedhje do ti mundim përsëri, por kësaj here do ta lëmë që organet e rendit ta bëjnë punën e vet. Ajo që është shqetësuese është se subjekti në fjalë aspak nuk është distancuar nga kjo deklaratë ose urrejtje e aktivistit të tyre. Aktualisht ekipi i juristëve të Lëvizjes Besa është duke i bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe në afat sa më të shkurtë rasti do të paraqitet edhe në polici“, ka thënë Orhan Murtezani, zëdhënës i Lëvizjes Besa.

Nga kjo lëvizje thonë se nuk do të qëndrojnë indiferent ndaj çfarëdo lloj kërcënimi  që do tu bëhet antarëve të tyre. Në rast se Prokuroria Themelore Publike nuk ngrit procedurë, atëherë Lëvizja Besa ose Afrim Gashi si individ thanë se do të ngrejnë padi private.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme