Rasti i “Almirit”, akuzohet edhe babai i tij (Video)

Gjykata Themelore e Kumanovës ka caktuar përfundimisht për më 15 shkurt seancën për rastin e Almir Aliut i cili humbi jetë vitin e kaluar si pasojë e goditjes me veturë nga i akuzuari Boban Iliç. Sipas avokatit të familjes Aliu, rasti duhet të merr epilog që në seancën e parë gjyqësore.

Sipas meje kemi një pamje kristale të veprës penale që ka kryer i akuzuari dhe çfarëdo strategjie që i akuzuari do të përdorë, konsideroj se gjyqi do ta ketë parasysh mënyrën se si e ka kryer i akuzuari veprën penale – deklalroi Asmir Alispajiç, Avokat.

Gjykatëse e lëndës është caktuar Maja Denkovska. Ndonëse seanca është caktuar tashmë, mbrojtja ende nuk ka pranuar analizën neuro-psikiatrike, të cilën e kishte kërkuar pas pretendimeve se i akuzuari për vrasje nuk ishte në gjendje normale fizike dhe psikike gjatë kryerjes së aktit. Fatkeqësia që ndodhi më 25 qershor 2016, para bankës së të akuzuarve nxjerr 4 persona, Boban Iliç i akuzuar për vrasje dhe 3 të tjerë të akuzuar për dhunë, përfshi këtu edhe prindin e Almirit, Sedat Aliu. Jo zyrtarisht incidentit i ka paraprirë një përleshje fizike. Referuar Kodit penal, neni 123, paragrafi 2, i akuzuari Boban Iliç mund të dënohet për veprën penale “vrasje me paramendim” dhe veprën tjetër të po këtij neni, tentim për vrasje ndaj prindërve të Almir Aliut.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme