E mërkurë, 16 Nentor 2016 – Sakte.net /
Seanca gjyqësore për rastin “Lagja e Trimave” ka vazhduar me dyer të mbyllura.
Prokuroria prezantoi bisedat e përgjuara mes pjesëtarëve të “Grupit të Kumanovës”, të bëra para aksionit të 9 dhe 10 majit në Kumanovë, të cilët janë përgjuar me urdhër të gjykatës që në janar të vitit të kaluar deri në ditën e aksionit, transmeton Zhurnal.
Për rastin “Lagja e trimave”, 38 persona akuzohen për terrorizëm. Në luftimet e 9 dhe 10 majit në Kumanovë mbetën të vrarë 10 anëtarë të grupit dhe 8 pjesëtarë të policisë, ndërsa 40 të tjerë u plagosën.