Reagime ndërkombëtare ndaj komenteve fyese të Presidentit Trump

Presidenti Donald Trump gjendet sërish në ujëra të rrezikshme, këtë radhë në skenën ndërkombëtare, pas njoftimeve se ai përdori fjalor fyes për vende më të varfra gjatë një takimi për të diskutuar reformën e emigracionit. Udhëheqës botërorë dhe qytetarë reaguan me shpejtësi duke dënuar me vendosmëri komentet e tij.

Njerëzit në Haiti, në Salvador, në kontinentin afrikan, si dhe nga komuniteti ndërkombëtar në përgjithësi janë të zemëruar…

“Donald Trump është më tepër se një kancer për botën…”, thotë Rene Civil, aktivist i majtë në Haiti, raporton VoA.

…Zemërimi pasoi komentet e Presidentit amerikan në një takim me dyer të mbyllura, ku i cilësoi vendet e tyre si të pista dhe të varfra, madje me një fjalor shumë më të keq.

“Fatkeqësisht, Haiti është vendosur negativisht në epiqendër të një debati që dëmton proceset tona të zhvillimit…”, thotë Paul Altidor, ambasador i Haitit në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan po diskutonte me ligjvënësit reformën e emigracionit, ndërsa biseda u ashpërsua. Ai ishte i pakënaqur me marrëveshjen dypalëshe për emigracionin.

Presidenti Trump u mundua të ndryshojë rrjedhën e lajmeve duke sugjeruar në Twitter se nuk përdori asnjëherë fjalët fyese, megjithëse ekzistojnë pretendime të shumta për të kundërtën.

“Kjo nuk ka të bëjë thjesht me gjuhën vulgare që u përdor, por me faktin se i hap derën anës më të keqe të njerëzimit që i jep vlefshmëri dhe inkurajon racizmin dhe ksenofobinë, duke rrezikuar jetët e shumë njerëzve”, u shpreh Rupert Colville, zëdhënës i Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Reagime të shumta pati nga kontinenti afrikan, me njerëz të ofenduar, por edhe të tjerë që nuk dëshiruan t’u kushtojnë rëndësi komenteve të Presidentit Trump.

“Realiteti është se ai nuk duhet të ishte shprehur kështu. Por, a është Afrika në gjendjen që ai ka përshkruar?”, thotë Saryenneh Dickson, banor në Liberi.

“Mendoj se Afrika nuk duhet të shqetësohet. Ne duhet të vazhdojmë reformat për zhvillimin, që të arrijmë integrimin tonë rajonal”, thotë Moses Kowo, aktivist i të drejtave të njeriut.

Një tjetër vend i përmendur në komentet e Presidentit Trump është El Salvadori që ende po përballet me vendimin për të deportuar nga SHBA-ja 260 mijë salvadorianë, të cilët jetojnë dhe punojnë pa dokumenta në Shtetet e Bashkuara.

Ministri i Jashtëm Hugo Martinez reagoi ndaj Presidentit Trump me një notë proteste zyrtare, si dhe duke përshkruar në Twitter kontributet e mëdha ndaj SHBA-së gjatë një periudhe shumëvjeçare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme