Reagojnë studentët: Në kishën ortodokse po kryhen punime nga një grup serbësh

Demokracia Studentore ka shprehur shqetësimin se rreth punimeve që tinëzisht po kryhen nga një grup serbësh në kishën ortodokse në hapësirat e kampusit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Kryetari i Demokracisë Studentore Mexhid Ramusa ka bërë të ditur se një grup i politizuar serb në mbështetje të disa priftërinjve po tentojnë të vënë në jetë në mënyrë tinzare politikat e regjimit radikal të Millosheviçit në Kosovë, raporton Zëri.info

 

“Kjo po ndodh pikërisht përmes objektit fetar të kishës ortodokse me frymëzimin e nxitjes së urrejtës ndaj shqiptarëve, për ta penguar zhvillimin e universitetit të Prishtinës, andaj ne fillimisht ju bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse për të marrë masat për të ndalur hyrjet në këtë objekt dhe punimet rreth funksionalizimit të kësaj kishe, ne kërkojmë nga institucionet që në këtë objekt të vendosen kamerat e sigurisë”.

Ramusa thotë se nëse nuk ndalen hyrjet e serbëve brenda këtij objekti studentët do të fillojnë me organizimet e studentëve. Ai thekson se studentët do të protestojnë në të gjithë mënyrat e mundshme për t’i ndaluar këto punime tinzare të motivuara për nxitje të urrejtës ndaj shqiptarëve.

“Ne si organizatë kemi kërkuar që ky objekt do të funksionoj  si muze i krimeve dhe gjenocidit të cilat i ka kryer Serbia në Kosovë”, thotë ai. /Zëri.info

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme