Reagojnë veteranët: Në flamurin kuq e zi u betuan ushtarët e UÇK-së

Organizatat e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë reaguar ndaj ngjarjeve të fundit lidhur me flamurin kombëtar dhe atë shtetëror.

Sipas OVL-UÇK, më e mira do të ishte që të vendosen dy flamujt e mos të nëpërkëmbej asnjeri prej tyre.

Ja reagimi i OVL-UÇK:

Organizatat e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësinë së Kosovës, ia uron qytetarëve këtë ditë, për të cilën kemi arsye të festojmë.

Ngjarjet që janë duke ndodhur në këtë përvjetor të pavarësisë, duke i vendosur përballë flamurin kombëtar dhe flamurin shtetëror, kanë pasoja negative për shoqërinë tonë.

Pavarësia e Kosovës ka ardhur si rezultat i përpjekjeve të shumë gjeneratave e që u kurorëzua me luftën çlirimtare, luftë në të cilën morën pjesë shqiptarët nga të gjitha trojet e tyre. Ndërsa, flamuri kombëtar është pjesë e historisë dhe përpjekjeve tona, e që ishte edhe në ballë të luftës sonë çlirimtare dhe element i aktit të betimit të UÇK-së.

Jemi kundër heqjes së flamurit kombëtar por edhe kundër heqjes së atij shtetëror, dhe me këtë rast kërkojmë nga institucionet dhe partitë politike që të mos i nëpërkëmbin asnjërin nga këta flamuj, e aq më tepër që ata të zhvendosen natën.

Të nderuar qytetarë,

Pavarësia e Kosovës duhet të jetë dita që na bashkon dhe jo ditë që na për përçanë si shqiptarë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme