Reagon Bekim Haxhiu: Nuk i nënshtrohem Sami Lushtakut

Nënkryetari i Degës së PDK në Skenderaj, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se nuk do ta njohë vendimin e marrë nga kryesia e kësaj partie në Skenderaj.

Ai tha se vendimin për shkarkimin e Haxhiut dhe disa anëtarëve tjerë e ka marrë Sami Lushtaku së bashku me djalin e tij.

“Sami Lushtaku se bashku me djalin e vet e kanë marrë këtë vendim, dhe unë nuk iu nënshtrohem atyre, por demokracisë në PDK”, tha Haxhiu për “Gazeta Blic”.

Ai sqaroi se do të jetë anëtar i kësaj partie, dhe to të pres deri sa të shpallen zgjedhjet e brendshme nga kryetari Kadri Veseli.

Partia Demokratike e Kosovës ka shkarkuar sot Bekim Haxhiun, nga pozita e nënkryetarit të Degës në Skenderaj.Vendimin për shkarkimin e Haxhiut e ka marrë Kryesia e Degës së PDK’së në këtë komunë.

Lajmin e ka konfirmuar PDK, nëpërmjet një komunikate për media

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme