Reagon vëllai i Burim Vatovcit pasi Rezart Veleshnja e përqeshi atë në BBVK: E papranueshme

Aktori nga Shqipëria, Rezart Veleshnja, është parë së fundmi duke e imituar Burim Vatovcin.

Videoja e tij u kritikua në rrjete sociale pasi ai tallet me të dhe me mënyrën se si ec.

Kjo u cilësua nga shumë përdorues të internetit si bullizëm dhe se për këtë duhet marrë masa.


Foto: Screenshot/Instagram

E një reagim në lidhje me këtë e ka bërë edhe vëllai i tij, Egzon Vatovci, në një postim të shpërndarë në InstaStory.

“Kjo është e papranueshme, çfarë artisti je ti nëse bën gjëra të tilla, marre”, ka shkruar ai.

Pritet të shihet nëse do të ketë një diskutim për këtë apo thjesht do të tejkalohet.

Në edicionin e tretë të Big Brother kanë hyrë në fillim gjithsej 20 konkurrentë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme