Real Madridi deklason Al Ahlytin, kalon në finalen e Kupës së Botës për klube

Real Madridi fiton ndaj Al Ahlyt, kalon në finalen e Kupës së Botës për klube.

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Al Ahlyt me rezultat 4-1 në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Botës për klube.

Fillimi i ndeshjes ishte me raste nga të dyja palët, por goli i parë erdhi në minutën e 42-të.

Vinicius Junior shënoi për 1-0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Me të filluar pjesa e dytë, Federico Valverde shënoi për 2-0, duke e dërguar Real Madridin drejt fitores.

Por Al Ahly u kthye në lojë në minutën e 65-të, kur Ali Maaloul shënoi në portën e Andriy Lunin nga pika e bardhë.

Luka Modric humbi penallti në minutën e 87-të për të siguruar fitore.

Por në kohën shtesë mbretërit shënuan edhe njëherë me Rodrygon për rezultat 3-1.

Në kohën shtesë kishte kohë edhe për golin e të riut Sergio Arribas që shënoi për 4-1.

Real Madridi do të luajë në finalen e madhe ndaj Al Hilal.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme