Real Madridi i do katër yjet e Chelseat

Florentino Perez mund të kërkojë të forcojë Real Madridin duke peshkuar te Chelsea në afatin kalimtar të verës.

Skuadra londineze pret Los Blancos në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve të martën (sot) me Blutë që humbën 2-0 në Santiago Bernabeu.

Madridi ka rrëmbyer më parë disa nga talentët e Chelseat më parë kur ata shopenzuan 100 milionë euro fillestare për Eden Hazard në vitin 2019 dhe duke marrë më pas Antonio Rudiger me parametra zero.

Mbajtësit e Ligës së Kampionëve janë gati të bëjnë një ofertë të re për Reece James në verë, por gjithashtu thuhet se janë të interesuar për tre yje të tjerë të Chelseat, sipas gazetës spanjolle Fichajes.

Perez supozohet se është i interesuar të sjellë edhe Mason Mount, Ruben Loftus Cheek dhe ish-lojtarin e tyre, Mateo Kovacic në klub në fund të sezonit.

Chelsea po shikon të shesë disa lojtarë në verë, pasi bashkëpronari amerikan Todd Boehly kërkon të balancojë librat pas një viti të rëndë debutues.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme