Regjistrohen 2 tërmete në vend

Pasditen e sotme janë regjistruar dy tërmete në vend. I pari është regjistruar rreth orës 14:00 me magnitudë 2.9 ballë të shkallës Rihter, dhe epiqendra e tërmetit ka qenë 17 km në juglindje të Strumicës në thellësi prej 2 km.

Tërmeti i dytë është regjistruar rreth orës 14:20 me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte 18 kilometra në juglindje të qytetit të Strumicës, në një thellësi prej 2 kilometrash, sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

Për momentin nuk është raportuar për dëme nga këto tërmete.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme