Reka: Në Maqedoni mungon elita politike kombëtare

Ish-ambasadori i Maqedonisë në Bruksel, Blerim Reka, ka thënë se përçarja e shqiptarëve në Maqedoni është pasojë e mungesës së elitës politike kombëtare. 

Profesori i së Drejtës Evropiane, njëherësh ish-ambasador i Maqedonisë në Bruksel, Blerim Reka, ka thënë se shqiptarët në Maqedoni janë të përçarë për shkak të mungesës së elitës politike kombëtare.

Ndërsa, Kosova dhe Shqipëria, sipas tij, më shumë kanë bërë tifozëri për subjektet subjekte politike shqiptare në Maqedoni, sesa që janë përkujdesur për shqiptarët në atë shtet. Këto vlerësime Reka i ka dhënë në një intervistë për gazetën “Zëri”, në të cilën gjithashtu ka thënë se nuk pret shumë as nga zgjedhjet e sotme.

Ai gjithashtu ka thënë se shqiptarët në Maqedoni demografikisht kanë rëndësi të madhe, por se nuk kanë fuqi politike, madje ka bërë një krahasim me serbët që jetojnë në Kosovës, duke thënë se këta të fundit megjithëse përbëjnë më pak se 5% të popullsisë së Kosovës kanë fuqi më të madhe sesa shqiptarët në Maqedoni që përbëjnë rreth 30% të popullsisë së atij vendi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme