rekëndëshi “Jugosllavistë” dhe politikanët supërmilionerë bashkë kundër ndryshimeve në hapësirën shqiptare!!

Nga Fejzi HAJDARI

Gjithnjë, qarqet me seli në Beograd, sidomos gjatë periudhës së Komunizmit, por edhe gjatë demokracisë, favorizonin qarqe “të moderuerish” shqiptarë, të tipit të Baton Haxhiut, Ylber Hysajve, pastaj depërtuan edhe në Tiranë, duke ‘trajnuar, sponsorizuar në lloj-lloj formash madje edhe duke i mbështetur”në këtë linjë dhe favorizuar “jugosllavistët” e Shqipërisë, si tipit Bledni Fevziut, Fatos Lubonjave. “Jugosllavistë” të tillë kishte edhe në Maqedoni, mund t’i njihni dhe identifikoni, sot biles i keni edhe moderatorë dhe analistë (gjithollogë), të cilët janë pishmanë se janë shqiptarë! Ata, dallohen nga shtresat tjera të shqiptarëve, sepse të njëjtët vazhdimisht dikush nga distanca i mbështetë në mënyrë të habitshme, madje i ke në mënyrë permanente aktualë gjithandej. I “dinë” të gjitha punët?! Janë ekspertë për të gjitha punët!!! Edhe e veçanta e të gjithë këtyre “gjithologëve” të veshur me petkun e “politikanëve-moderatorëve-analistëve”, gjegjësisht shenja dalluese e tyre, është sulmi ndaj qarqeve dhe faktorëve politikë progresivë shqiptarë në Shkup-Tiranë-Prishtinë. Atyre iu pengon ndryshim i realitetit të hidhur shqiptarë. Ata nëpërmjet qarqeve politike kriminale, me cdo kusht tentojnë ta ruajnë “status quo”-në shqiptare.

Që shkalla e rrezikshmërisë nga kategoria e këtillë të jetë edhe me e lartë, sikur janë përkujdesur edhe politikanët e kriminalizuar nga këto tri qendra shqiptare, të cilët, fatkeqësisht, tanimë janë shndërruar në oligarkë mediatikë dhe financiarë. Krerët e politikanëve të këtillë të kriminalizuar, biznismenëve që i mbështesin por edhe i pronarëve të mediave, janë qepur (lidur fortë) mes veti dhe me cdo kusht duan te eliminojnë gjithkë që paraqitet si konkurent në skenën politike, mediatike ose në fushën e biznesit. Thjeshtë, ata tanimë janë etabluar në Prishtinë, Shkup Tiranë. Dhe, shikoni me vëmendje, tamam në Prishtinë paraqitet një parti politike që paralajmëron ndryshimin në jetën e përgjithshme, në skenën politike (nëpërmjet fushatës së luftës së krimit dhe korrupsionit në majat e institucioneve shqiptërore), të gjithë oligarkët e kriminalizuar me politikanët e superkriminalizuar, të shoqëruar edhe nga mediat e këtyre tri qendrave, ngriten në këmbë për ta luftuar ‘iks’ partinë politike ose median e caktuar apo ‘ypsilon’ biznesin, i cili sipas tyre, “paraqet rrezik” dhe menjëherë fillojnë fushatën e linçimit! Ata lehtë e kanë të bëhen tok, sepse, nuk kanë ideologji të përcaktuar, as orientim politik apo ndonjë qëllim të caktuar (profilizuar), por ata funksionojnë në bazë të interesave grupore (lexo: interesit të oligarkëve shqiptarë!).

Njësoj ndodh edhe në Tiranë, fatkeqësisht. Mediat të sponsorizuar “nga dora e fshehtë” dhe “partitë e deritanshme në pushtet”, menjëherë mobilizohen për t’i ftuar në emisione politikanët e rinjë shqiptarë, me qëllim që brenda mundësive t’i etiketojnë, luftojnë dhe t’i fusin në grackë “armiqtë politikë” nga Prishtina, Shkupi apo Tirana.

Në gjithë këtë vorbull, habitë mosreagimi apo inferioriteti i masës intelektuale dhe atyre pak opinionbërësve në këto tri qendra. Ndërkohë që “misionarët” (analistët e paguar) cdo natë i ke të pranishëm në media duke u përpjekur për të shpërlarë mendjen e qytetarit të thjeshtë. Kjo situatë tepër e vështirë, imponon krijimin e detyrueshëm të një opinion kritikë nëpërmjet të cilit masa e qytetarëve do të informohej në mënyrë dhe sensibilizohej në mënyrë të drejtë dhe objektive. Në mos tjetër, për këtë nevojitet organizim, madje vetëm pak dije dhe guxim. Këtë ua kemi borxh qytetarëve shqiptarë në Tiranë-Prishtinë-Shkup!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme