Renaulti synon tregun elektrik me modelin Twingo Z.E

Gjiganti francez i automobilave, “Renault” do të lansojë një version me bateri të modelit Twingo. Twingo Z.E. do të jetë në dispozicion për tregun evropian në fund të 2020-s, ndërsa do të debutojë në panairin e Gjenevës më 3 mars.

Twingo Z.E. ka bateri një bateri 22 kilovatëshe të cilën e ka prodhuar “LG Chem”. Motori elektrik 60-kilovatësh është ekuivalent me 82 kuajfuqi.

Renaulti ka thënë se automobili mund të arrijë përshpejtimin nga 0 në 50 kilometra për katër sekonda, ndërsa top shpejtësia e tij do të jetë 135 km/orë, shkruan “ENA”, transmeton Koha.net.

Z.E. do të ketë mundësi të kalojë distancën prej 250 kilometrave me një mbushje.

Bateria e tij mund të mbushet në kapacitet të plotë për një orë e tre minuta.

Edhe pse kompania s’ka dhënë çmim të modelit të ri, ai pritet të kushtojë më lirë se 22 mijë euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme