Pas deklarimeve të ministrit të punëve të jashtme të Kosovës se Republika Demokratike e Kongos së shpejti do ta njohë Kosovën, shteti i Kongos ka reaguar menjëherë, duke thënë se nuk do e bëjnë këtë gjë.
Ambasada e këtij shteti përmes një njoftimi ka mohuar se do e njohin shtetin e Kosovës.
‘Sipas përmbajtjes që ju dërgua Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kongos, nuk e pranon as de jure as de fakto etnititetin e Kosovës,’ thuhet në njoftim.
Në të njëjtën kohë, në deklaratë Ambasada i kërkon Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë të marrë parasysh këtë sqarim.
Kongo nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa Serbia vazhdon të besojë në miqësinë e ish- Jugosllavisë me vendet afrikane, disa nga të cilat ende s’e kanë njohur Kosovën.
Kujtojmë se, Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, dy javë më parë paralajmëroi dy njohje të reja për vendin.
Ai ka thënë se këto ditë pritet njohja e Kosovës nga Kongo dhe Etiopia.