Republikanët kërkojnë hetim ndaj ish-këshilltarit të sigurisë

Anëtarët kryesorë të Partisë Republikane në ShBA u janë bashkuar thirrjeve për një hetim të gjerë për lidhjet e ish këshilltarit të sigurisë kombëtare me Rusinë.

Michael Flynn la pozitën të hënën pas pretendimeve se ai ka diskutuar për sanksionet amerikane me Rusinë, para se Donald Trump të merrte detyrën.

Të martën një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti Trump ka qenë në dijeni javë më parë për telefonatat me Rusinë.

Megjithatë thirrjet për një hetim të pavarur kanë hasur në një reagim të ftohtë nga disa republikanë të lartë.

New York Times raportoi se nga të dhënat e telefonit janë zbuluar thirrjet që tregojnë pjesëtarët e fushatës presidenciale të zotit Trump, si dhe bashkëpunëtorët e tjerë të tij, kanë pasur kontakte me zyrtarë të lartë të inteligjencës ruse para zgjedhjeve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme