Dita e diel do të shoqërohet me kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Fillimisht pritet të jetë i kthjellët për të vijuar me reshje shiu.
Era do të fryjë përgjatë shtrirjes juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina fiton shpejtësi deri në 10 m/sek.
Përsa i përket valëzimit në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat do vijojnë mesatarisht 22 gradë Celsius, por Berati do të jetë qyteti më i ngrohtë me 30 gradë Celsius.
Njoftimi i ShMU-së:
Ditën e diel vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshëm. Moti pritet të jetë fillimisht i kthjellët më pas me alternime vranësirash në shtim. Vranësirat pritet të pasohen nga reshje shiu fillimisht në veri, më pas reshjte shtrihen përgjatë Ultësirës Malore dhe zonave malore. Reshjet priten të jenë në formë shtrëngateve afatshkurtra të shoqëruar hera – herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Era parashikohet të jetë jugulindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valezimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.