Moti i keq ka përfshirë edhe qarkun e Kukësit, me reshje shiu me intensitet të lartë.
Si rezultat i reshjeve gjatë natës në rrugët nacionale ka pasur edhe rënie të gurëve dhe inerteve. Autoritetet vendore dhe Shtabi i Emergjencave të Bashkisë dhe Prefekturës njoftuan sot se nga subjektet kontraktore është punuar gjatë gjithë kohës për pastrimin dhe mbajtjen e tyre funksionale.
“Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente”, bëhet e ditur në njoftim.
Si rezultat i shirave dhe erës së fortë ka ndërprerje të energjisë elektrike si më poshtë:
Në bashkinë Kukës, fshati Kolosjan Njësia Bicaj, Grykë Çajë, Shishtavec, fshati Mamëz, Kolsh, fshati Turaj, Adm Topojan dhe fshatrat Pistë, Gëdheshtë e Shëmri dhe Malzi. Po kështu në bashkinë Has, fshati Zarisht, Njësinë Fajza, fshatrat Kishaj, Pogaj dhe Gjinaj.
Në bashkinë Tropojë, ka ndërprerje energjie në fshatrat Berishë në Bytyç, Njësitë Lekbibaj dhe Fierzë.
Nuk ka probleme me furnizimin e ujit të pijshëm dhe situata po monitorohet në vijimësi.



