Edhe pse reshjet e shiut zgjatën vetëm tre minuta, një pjesë e rrugës te kazerma e Tetovës, i ngjante pishinës, shkruan Alsat.
Gjithë banorët për rreth, nga frika e hyrjes së ujit nëpër bodrume, dolën për të liruar pusetat.
Për rreth 10 minuta, rruga në këtë pjesë të qytetit rezultoi e bllokuar, ndërsa mbetën në rrugë, edhe një pjesë e makinave të cilat u futën në ujë.
Pamje e ngjashme ishte edhe në disa rrugë të tjera të Tetovës, sidomos në pjesën e poshtme të saj, ku sa herë që ka të reshura të shiut, edhe pse zgjatin shkurtë, del në pah mungesa e kanalizimit atmosferik, i cili në disa rrugë, edhe pse janë ndërtuar shpejtë, as që ekziston.
Rruga tek kazerma e qytetit, është rinovuar tërësisht para vetëm një viti nga përbërja e kaluar e komunës së Tetovës, por mangësitë që u lan pas renovimit të saj, banorët i hasin gjithnjë kur ka të reshura të shiut./ Alsat.mk