Reshjet e borës dhe shiut dhe erërat që përfshinë vendin kanë ndikuar jashtëzakonisht në pastrimin e ajrit

Gazetare: Melihate Rustemi

Reshjet e borës dhe shiut dhe erërat që përfshinë vendin kanë ndikuar jashtëzakonisht në pastrimin e ajrit, posaçërisht në kryeqytet. Nga Enti Hidrometeorologjik paralajmërojnë se javën që vjen pritet mot i ndryshueshëm, por kryesisht i  ftohtë me temperaturë maksimale deri në 7 gradë celsius.

“Nesër në mëngjes kemi temperature prej -6 deri  në 1 gradë. Kështu do të jetë edhe në ditët e ardhshme, pak do të rriten temperaturat ndërsa rriten edhe vranësirat në mëngjes. Gjatë ditës temperaturat do të arrijnë më së shumti deri në 7 ose 8 gradë celsius, të hënën dhe të martën. Megjithatë, nesër dhe të hënën nuk presim mjegull”, deklaroi Boris Sekirarski, sinoptik.

Sipas Sekiraskit javën e ardhshme reshjet e borës do të jenë më të theksuara në vendet malore ndërsa në ato më të ulëta do të vijojnë reshjet e shiut. Ai tha se në vendet malore, trashësia e borës do të jetë e lartë posaçërisht në Kodrën e Diellit ku ka arritur mbi 30 centimetra. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme