Të nderuar qytetarë-e të Lipjanit, më lejoni që edhe njëherë të ju falenderoj për votën që ia besuat LVV-së në zgjedhjet e 11 qershorit. Lipjanasit i besuan VV-së duke ia besuar mbi 5,500 vota. Qytetar dhe bashkëqytetar të nderuar zgjedhjet lokale po ofrohen, kemi vetëm edhe 120 ditë deri në zgjedhjet lokale, këto zgjedhje janë të rëndësishme bile mund të themi se zgjedhjet lokale përcaktojnë se a do të kemi shërbime ma të mira, infrastrukturë, zhvillim ekonomik, shkollë ma të mirë, shëndetësi, mirëqenje sociale, punësim, bujqësi, ndërmarrësi, subvencionim dhe industri përpunuese.
Si duket qytetarët janë gati për ndryshimin, ata e treguan me votë këte vullnet, andaj neve në Lëvizje na mbetet të vlerësojmë a jemi gati ta menagjojmë votën masive që do ta marrim në zgjedhjet që i kemi në prag. Qytetarë, qytetare, intelektual, intelektuale, profesionistë dhe profesor univerzitar nga Lipjani, ju bëjë ftesë të hapur që të na bashkangjiteni në rrugëtimin tonë drejt zhvillimit dhe prosperimit. Unë personalisht por edhe subjekti që i takoj hapë dyert për ju dhe ekspertizën tuaj të cilën mund ta materializoni vetëm te LVV-ja. Ne nuk frigohemi nga profesionistët dhe intelektualët që janë jashtë subjekteve politike.
Vetëvendosje ju fton që të ndihmoni popullin, rininë, gruan, vajzën, burrat dhe djemtë e mrekullueshëm që i kemi, ndihmoni që tua kthejmë shpresën e humbur të cilën vetëm të bashkuar mund ta realizojmë. Qendra e VV-së po ju pret me padurim, ne nuk frigohemi nga kuadrot, ne avancojmë dhe i shtyejmë përpara vlerat kombëtare që i kemi. Ne jemi ndryshe nga këta që janë në pushtet por edhe nga ata që ishin deri dje, ku vlerat nuk kanë pasur vend asnjëherë në ekzekutivin e komunës. Respekt për qytetarët e Lipjanit dhe Kosovës.