Retkoceri : KUR “Prishtina” ndan bonuse për vehte 32 mijë euro

Bordi dhe zyrtarët e lartë të KUR “Prishtina” sh.a. kanë ndarë bonus për vehte 32,000.00€ në emër të performancës pozitive për vitin 2016

Praktika e përfitimit, plaqkës, keqmenaxhimi, nepotizmi dhe praktikat tjera të këqija që ju bëhet ndërmarrjeve publike nga bordet dhe menaxhmenti, tani veq janë institucionalizuar, askush nga Qeveria Qendrore, Ministria e linjës, komunat nuk merret me këte dukuri e cila thuajse është prezente në të gjitha ndërmarrjet publike qofshin ato të nivelit qendror apo lokal. Bordet e këtyre ndërmarrjeve jo që në shumicën e rasteve nuk janë profesional por ata janë zgjedhur dhe emruar kryesisht në baza politike dhe familjare. Kriteri i vetëm për tu zgjedhur me një bord ishte dhe vazhdon të jetë afërsia me kryeministrin, ministrat e qeverisë, sekretarët permanent e diku diku edhe të kryetarëve të komunave ku udhëheqet nga PDK dhe LDK. Rasti i Komapnisë Regjionale të Ujësjellësit “Prishtina” është shumë i njohur për publikun, qytetarët janë të njoftuar se kjo NP kryesohet nga kryesuesi e Bordit z.Amir Gashi (njeri i afërt i H.Th. dhe Blerand Stavilecit)  që vjen nga PDK, dy anëtarë tjerë të PDK-së janë: Ardian Syla (i afërt i Hajdar Beqës apo nip i Bedri Selmanit) dhe Ilir Rexhepi (i afërt me Naim Ismajlin), tre anëtarët tjerë që vin nga LDK edhe pse ata janë vetëm për formë apo për ta plotësuar numrin e kërkuar (6 drejtor bordi) sepse askush dhe për asgjë nuk pyten asnjëri prej tyre. Driton Gërxhaliu (i afërt me H.Th dhe Remzi Ejupin e Euro Kohës), Shuajb Mehmeti (kryetar i një dege të rëndësishme të LDK-së në Prishtinë, i afërt i kryeministrit I.M dhe Agim Veliut) si dhe Hasan Zeqiri (vjen nga LDK dhe është i afërt me kryetarin e Lipjanit Imri Ahmeti). Me një investigim shumë të thjesht apo të shpejt mund të shpjegojmë edhe për të gjitha bordet tjera të ndërmarrjeve dhe agjencioneve të shumta të Qeverisë, ku janë sistemuar njerzit lojal dhe të afërt e familjar të autoriteteve të larta shtetërore.

Veprimet kundërligjore të cilat janë evidentuar se i ka bërë Bordi i Ujësjellësit “Prishtina” do ti numëronim:

  • Vendimi nr. 3170 i datës 13.11.2016. ku anulohen të gjitha vendimet e Bordit paraprak ishte shklja e parë dhe ma e rënd e Ligjit dhe Kodit të qeverisjes korporative. Me këte vendim është kthyer në pozitën e KE-së z.Gjelosh Vataj dhe janë larguar nga pozita UD i KE-së z.Selatin Retkoceri dhe U.D i ZKF-së z.Remzi Llumnica.
  • Ministri i MZHE-së dhe Sekratari permanent i kësaj ministrie kanë ndikuar drejtpërdrejt dhe kanë ushtruar presion verbal dhe me shkrim tek bordi i cili ka pranuar se nën presion dhe trysni ka marrë vendime në kundërshtim me ligjin.
  • Rikthimi i z.Vataj në pozitën e KE-së ishte i porositur dhe duhej të ndodhte që në mbledhjen e parë konstituive të Bordit.
  • Kryeshefi Ekzekutiv kishte marrë persipër që Brenda një kohe të shkurtër rekord të shpallte një konkurs për vende të reja pune ku do të duhej të punësoheshin të afërm dhe familjar të: H.Thaqi, K, Veseli, H. Beqa, A. Grabovci, Xh. Izmaku, A. Gashi, I. Rexhepi dhe A. Syla. (Kryeshefi e kishte përmbushur këte kusht me përpikëri dhe shpejtësi të paparë deri më tani)
  • Premtimi tjetër i radhës, e që njëkohësisht ishte edhe shkelje e ligjit të NP dhe kodit të etikës dhe qeverisjes koorporative ishte furnizimi me 8 iphone 6s në vlerë prej 7,200.00€, pa perfillur as edhe një kriter të prokurimit për një furnizim me asete si IPHONE etj. Këta iphone ishin si shperblim për Bordin që kishin zbatuar me përpikëri porosinë që vinte nga Blerand Stavileci dhe shefat e tij.
  • Udhëtimi zyrtar në Tiranë, vizitë dhe takim me kryebashkiakun z.Erijon Velijaj ishte shkelja e radhës e këtij Bordi që në vend të takimit me kryetarin e Prishtinës ata zgjodhën Tiranen edhe pse 70 deri 75% e shërbimit dhe të hyrave të KURP janë nga Komuna që udhëheqet nga Shpend Ahmeti.
  • Shkelja e radhës dhe më e papritura ishte vendimi i pasditës së datës: 08 mars 2016, kur nga një mbledhje e gjatë dhe me shumë ndërprerje dhe udhëtime të Amir Gashit, Ilir Rexhepit dhe Driton Gërxhaliut në zyrat e Kryeministrisë, MZHE-së dhe Kuvendit ku merreshin instrukcionet dhe urdhëri i shkarkimit të Gjelosh Vatajt dhe emrimit të UD-së. Dikujt nga zyrtarët qeveritar i ra ndërmend se duhet të shkarkohet edhe ZKF, dhe bordi ishte aty veq për të zbatu urdhërat nga lart.
  • Udhëtimet zyrtare, pagesa e hoteleve luksoze, mëditjet, drekat dhe darkat e shtrenjëta, nepotizmi, përfitimi i tendereve dhe shfrytzimi i autoritetit dhe ndikimit në dhënjen e punëve si: kontrata e sigurimit të automjeteve për kompaninë ku z. Amir Gashi (Kryesuesi i Bordit) ka kontratë pune, pastaj Kontrata e Agjencisë Qendrore të Prokurimit dhe Autoritetit Rregullativ për Sherbimet e Ujit, të cilët kanë shpërblyer me kontratë prej 3,990.00€, IKM-në, (Instituti Kombëtar për Menaxhim) pronë e drejtorit të bordit Ilir Rexhepi, i cili ka konflikt interesi duke qenë drejtor ekzekutiv i IKM-së si dhe drejtor i bordit në KURP. Tenderi i Hulumtimit të kënaqëshmërisë së konsumatorëve me shërbimet e ujit dhe kanalizimit ka përfshirë edhe Ujësjellësin Prishtina, ku edhe lind konflikti i interest i z.Rexhepit.
  • Ligji ndalon që Bordi i drejtorëve të furnizohet me asete të ndërmarrjes publike si: Automjet, Kompjuter, Laptop, Telefon mobil dhe udhëtime zyrtare nga të cilat merren mëditje. Kompania ka të drejtë të siguroj një zyrë për Bordin e drejtorëve, ku do të lejoheshin paisjet dhe inventari i nevojshëm, një kompjuter tavoline dhe printer për të pasur mundësinë që kryesuesi i bordit por edhe drejtorët të kenë mundësi qasjeje të pakufizuar kur ata kanë punë apo takime në interes të ndërmarrjes publike.
  • Shpërblimi 6 Drejtorëve të Bordit me nga një Laptop është vazhduar me shkelje të ligjit dhe keqpërdorim të buxhetit të kompanisë duke u furnizuar me Laptop të tipit HP Pro Book 450 G4, Notebook PC 1BS24UT. Çm. i furniz. sipas faturës është: 00€ për copë x 6copë =3,834.00€.
  • Të hyrat e kompanisë KUR “Prishtina” sh.a. për vitin 2016 sigurisht se kanë qenë ma të mirat prej se ekziston kjo ndërmarrje. Por duhet të jemi real në vlerësimin e performances ku rezultati pozitiv apo trendi i rritjes së të hyrave nuk vjen nga drejtimi i mire i Bordit dhe menaxhimi nga zyrtarët e lartë. Rezultati ka ardhur direkt nga aplikimi i Ligjit për faljen e borxheve dhe vetëdijsimi i qytetarëve për të kryer obligimet për sherbimet që i pranojnë. Një analizë e thjesht e treguesve të performances do të tregoj se rezultatet e kompanisë në vitin 2016 janë dukshëm ma të dobëta se sa në vitet paraprake. Disa ndër përparësitë që I kishte ky menaxhment dhe bordi e nuk I kthyen në rezultate do të veqonim:
  • Investimet prej 17 milion euro në rrjetin primar dhe sekundar nuk kanë dalë të jenë pozitive sepse janë rritur humbjet e ujit të perpunuar, niveli i humbjeve në vitin 2015 ishte diku rreth 48%, kurse në fundin e vitit 2016 janë rexhistruar humbjet ma të larta në rrjet pas lufte (53%).
  • Ligji i faljes së borxheve ka rritur të hyrat mujore për kompaninë diku mbi 300,000€ në muaj. Një llogari e thjesht e secilit nga zyrtarët e nivelit mesatar në Kompani do të dij ta shpjegoj se zbritja e vlerës prej 300 mi euro të realizuara nga Ligji i faljes së borxheve, nga të hyrat mujore do të rezultoj se të hyrat për çdo muaj të vitit 2016 janë më të ulëta se sa të vitit 2015.
  • Ndarja e bonusit në emër të performances pozitive për vitin 2016 dhe ate vetëm për 6 (gjashtë) drejtorët e bordit dhe 4 zyrtarët e lartë duke përjashtuar nga ky perfitim vetëm drejtorin teknik i cili duhet të jetë ma i merituari nëse ka pasur performance pozitive dhe për qudinë e të gjithëve ky zyrtar është perjashtuar ma parë nga rritja e pagës për 300€ për secilin nga zyrtarët e lartë por drejtori teknik u perjashtua nga ky perfitim sepse ashtu vendosi Bordi.
  • Bonusi për performance positive për Bordin e drejtorëve dhe menaxhmentin është shkelja e fundit dhe ma e rënda që ka bërë ky Bord prej se ka ardhur në krye të KURP. Perfitimet sipas emrit, pozitës dhe vlerës janë: Amir Gashi-kryesues perfiton 5,000€ Bonus, Ardian Syla, Ilir Rexhepi, Driton Gerxhaliu, Shuajb Mehmeti dhe Hasan Zeqiri secili prej këtyre në cilësinë e anëtarit të bordit marrin bonus nga 3,000€, si dhe Ilir Abdullahu-kryeshef ekzekutiv, Sokol Duraku-ZKF, Gjelosh Gojani-Auditor i brendshëm dhe Salih Gjonbalaj-sekretar (Procesmbjtës) i bordit, të gjithë këta perfitojnë padrejtësisht secili nga 3,000.00€. Dëmi i pergjithshëm që i shkaktohet KUR “Prishtina” sh.a. nga ky vendim i padrejtë i Bordit është: 32,000.00€.

Një ekip professional siq pretendon ta njoh vehten ky Bord i emruar dhe jo i zgjedhur sipas ligjit është dashtë të mos harroj se Kryeshef dhe ZKF për gati tre muaj kanë qenë Gj. Vataj dhe S. Retkoceri dhe nëse performanca është vjetore atëherë një vlerë e konsideruar do të duhej të mos vidhej nga zyrtarët actual të cilët kanë marrë bonusin e plotë.