Revista serbe del me dëshmi: Radoiçiq përfitoi tender në autostradën Prishtinë-Tiranë

Millan Radoiçiq, i cili mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, nënkryetari Listës Serbe, u dëshmua edhe me publikimin e pamjes nga vila e tij se ka pasuri milionëshe.

Ndërsa revizta serbe “NIN” në një artikull të botuar ka shkruan për veprimtarinë e tij të errët.

Pos tjerash, pjesë të dëshmisë e ka paraqitur edhe përfitimin e tenderëve në Kosovë, përfshirë këtu edhe në autostradën Prishtinë-Tiranë.

“Përveç pasurimit nga kontrabanda me naftë në jug të Kosovës, ai u pasurua edhe me angazhimin e firmave të Radoiçiqit dhe Veselinoviqit në ndërtimin e autostradës Prishtinë-Tiranë”, thuhet ndër të tjera.

Ai përmendet edhe për pjesëmarrje në luftën e Kosovës, sikurse shumica e serbëve civilë në rajonin e Dukagjinit, të cilët u pajisen me magazina ushtarake.

“Millan Radoiçiqi u emërua nënkryetar i Listës Serbe në qershor 2018, teksa në opinion u shfaqën fotografi të takimeve të tij me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, i cili e përshkroi si njeri që pyetet për çdo gjë në veri. Nën drejtimin e Radoiçiqit Lista Serbe fitoi disa privilegje nga Prishtina zyrtare, siç janë vendet e punës në ndërmarrjet publike”, thuhet ndër të tjera.

Radojiçiq përmendet po ashtu për sulme fizike dhe verbale ndaj bashkëpunëtorëve të tij, grabitje të një biznesmeni në Shkup.

 

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme