Revolta kundër Ramës/ Pas fjalimeve te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi

Pas fjalimeve te Kryeministria ka nisur edhe marshimi në rrugët e Tiranës.

Për 96 ditë me radhë qytetarët protestojnë kundër Ramës dhe kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të tij.

Me thirrjet “Ju erdhi fundi”, “lironi çunat”, “lironi gocat”, “Shqipëria kërkon revolucion”, qytetarët vijojnë marshimin.

Ndërsa në protestën e djeshme u bashkuan edhe studentë, të cilët mbanin pankarta me mesazhet “Bashkohuni studentë, kombi na thërret” dhe “Studentët janë këtu”.

Mbërritja e tyre u shoqërua nga thirrjet “Pa rini nuk ka Shqipëri”.

Ndërkohë, vëmendja e protestuesve po zhvendoset drejt 7 shtatorit, kur aksioni pritet të arrijë në ditën e 100-të.

Sipas paralajmërimeve të bëra gjatë tubimit të së mërkurës, për atë ditë synohet një mobilizim më i madh dhe protestuesit kanë deklaruar se do të tentojnë të rrethojnë të gjithë godinën e Kryeministrisë.

The post Revolta kundër Ramës/ Pas fjalimeve te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme